75 Mall Live Search
14:49 / E Enjte, 30 Prill 2020 / indeksADMonline

Policia e Kosovës çmon falënderimin e banorëve të kompleksit banesor të quajtur “Rrezja”

Dje u morë vendimi që kompleksi ‘Rrezja’ në Prishtinë të nxirret nga karantina.

Banorët e kësaj ane tashmë nuk janë në karantinë. Por një gjest i mirë nga ana e tyre bëri që Policia e Kosovës t’i falënderoj publikisht sot.

“Faleminderit Polici” ishte mbishkrimi që ishte vendosur tek hyrja e kësaj ndërtese, e për të cilën nga policia thanë se e çmojnë këtë falënderim.

“Policia e Kosovës çmon falënderimin e banorëve të kompleksit banesor të quajtur “Rrezja” dhe njëkohësisht falënderon ata për respektimin e masave dhe përgjegjësinë që kanë treguar në të mirë të shëndetit publik. Së bashku do ta tejkalojmë këtë situate”, thuhet në reagimin e PK-së./Indeksonline/