75 Mall Live Search
09:57 / E Diele, 16 Janar 2022 / LB

Policia e Kosovës deklarohet për protestën e serbëve në Veri

Një grup prej rreth 100 serbëve kanë mbajtur një protestë në Mitrovicën Veriore për të kundërshtuar mosmbajtjen e referendumit serb në Kosovë.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë me dije se ky tubim tanimë ka përfunduar dhe nuk ka pasur ndonjë incident.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Besim Hoti, tha se tubimi ka zgjatur rreth gjysmë ore.

“Nuk ka incidente, ka qenë tubim si kundërshtim për referendumin. Ka përfunduar dhe nuk ka telashe”, tha Hoti.

Ai tha se ky ka qenë tubim dhe jo protestë, ndërsa një protestë është lajmëruar të mbahet në orën 12:00.

Në mesin e personave që u panë në këtë tubim janë ministri Goran Rakiq, deputeti Igor Simiq, si dhe kryetarët e komunave veriore të vendit.

Gjatë kësaj kohe, serbët kanë vendosur një kuti votimi në qendër të qytetit si performancë, ku kanë “votuar” disa nga të pranishmit.