Policia e Kosovës dhe amerikanët me ushtrime, bllokohet një pjesë e Prishtinës!
Ambasada e SHBA-së në Prishtinë dhe Policia e Kosovës pritet të realizojnë një ushtrim të përbashkët.
Ushtrimi ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit në siguri dhe testimin e reagimit dhe koordinimit të institucioneve në situata emergjente.
Ky është një ushtrim dhe jo një veprim policor ndaj një incidenti të vërtetë. Ndryshe, gjatë këtij ushtrimi, disa segmente rrugore në lagjen Arbëria janë mbyllur. /Indeksonline/

