75 Mall Live Search
17:47 / E Martë, 06 Tetor 2020 / indeksADMonline

Policia e Kosovës dhe Guardia de Finanza do të bëjnë shkëmbimin e ekspertizës

Policia e Kosovës dhe Guardia de Finanza do të bëjnë shkëmbimin e  ekspertizës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë z. Nicola Orlando, Gjeneral Brigade Giuseppe Arbore, si dhe Gjeneral Brigade Cosimo di Gesu,  të Guardia de Finanza, Itali.

“Qëllimi i takimit ishte diskutimi për  format e bashkëpunimit në të ardhmen, shkëmbim të ekspertizës, si dhe të ndërtimit të kapaciteteve përmes trajnimeve”, njoftoi Policia e Kosovës.

Me këtë rast drejtori Qalaj falënderoi mysafirët për bashkëpunimin e deritanishëm me Policinë e Kosovës.