Policia e Kosovës dhe Shqipërisë, bashkëpunimi përgjatë vitit 2019

Fryma e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve në mes dy njësive policore të shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë ka vazhduar edhe në vitin 2019.
Policia e Kosovës dhe ajo e shtetit shqiptar, të cilët përherë janë në shërbim dhe për sigurinë e çdo qytetari, realizuan edhe projekte të përbashkëta.
Ndërsa vlen të theksohet, memorandum i firmosur nga nga autoritetet policore të të dyja shteteve për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në Republikën e Shqipërisë gjatë sezonit veror.
Me këtë bashkëpunim janë shprehur të kënaqur edhe Policia e Kosovës, të paktën kështu kanë thënë për Indeksonline.
“Policia e Kosovës ka bashkëpunim dhe shkëmbim informacioni të mirë me Policinë e Shtetit. Ky bashkëpunim është i gjithanshëm duke qenë edhe më domethënës gjatë realizimit të përbashkët të patrullimeve gjatë periudhës së verës në territorin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim nga DPP.
Ndërsa, Koordinatori për Informim në Policinë e Shtetit, Gentian Mullaj, për Indeksonline ka thënë se këtë vit është me Policinë e Kosovës është finalizuar edhe operacioni për trafikimin e armëve, ku ka pasur edhe të arrestuar. Ndërsa po vazhdohet puna edhe në disa fusha të tjera.
“Gjatë vitit 2019, në bashkëpunim me homologet kosovarë të Sektorit të Hetimit është finalizuar një operacion policor në fushën e trafikimit të armëve, gjatë të cilit është arrestuar një shtetas dhe është shpallur në kërkim një tjetër.
Vazhdon puna e përbashkët me homologët kosovarë dhe aktualisht janë në ndjekje disa çështje, kryesisht në fushën e narkotikëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore”.
Kujtojmë që një koordimin i jashtëzakonshëm u pa nga ana e dy njësiteve, edhe në tërmetin e 26 nëntorit që goditi Shqipërinë, ku Policia e Kosovës ka asistuar në pika të ndryshme duke ndihmuar madje edhe në nxjerrjen e të bllokuarve nën rrënoja./Indeksonline