08:30 / E Premte, 21 Shtator 2018

Policia e Kosovës duhet të mburret me arritjet e saj

Policia e Kosovës për këto vite ka avancuar shumë dhe për këtë të gjithë duhet të mburren me arritjet.

Braden Schrag rreshter policie në ShBA ka ardhur në Kosovë për të dhënë kontributin e SHBA-së për Policinë e Kosovës.

“Policia e Kosovës ka bërë shumë punë të mirë. Në Policinë e Kosovës gjërat kanë shkuar shumë më përpara se sa mendohet”, tha ai sot në RTK.

Sipas tij shteti i Kosovës duhet të mburret për arritjet e Policisë e Kosovës. Ai tha se Policia e Kosovës nuk mund ta kryejë punë vet, pa pjesëmarrjen e komunitetit për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm.

 

Temat: