75 Mall Live Search
16:15 / E Martë, 07 Tetor 2025 / BA

Policia e Kosovës e Belgjika forcojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, priti sot në takim ministren e Drejtësisë së Belgjikës, Annelies Varlinden dhe ministren e Migrimit dhe Azilit, Anneleen Van Bossuyt.

Sipas njoftimit, gjatë takimit, drejtori Hoxha i njohu mysafirët me strukturën organizative të Policisë së Kosovës, rezultatet në luftën kundër krimit dhe sigurimin e rendit publik, si dhe sfidat me të cilat përballet institucioni.

“Diskutimet u fokusuan në rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar policor dhe nevojën për nënshkrimin e një Marrëveshjeje Mirëkuptimi mes dy policive, që do të përfshijë fushat e luftës kundër krimit të organizuar, kontrabandës, trafikimit, migrimit të paligjshëm dhe krimeve kibernetike”, thuhet në njoftim .

Tutje theksohet se takimi përfundoi me zotimin për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, në interes të sigurisë së të dy vendeve.