Policia e Kosovës e gjen në Prishtinë personin e humbur nga Gjilani

Personi me inicialet R.D(1985) nga Gjilani që nga e enjte ishte zhdukur.
Familja kishte kërkuar ndihmën e Policisë dhe i kishte treguar se personi i zhdukur kishte të meta mendore dhe se ai nuk ka aftësi komunikimi.
Indeksonline mëson se pas një pune intensive, personi i zhdukur është gjetur në qytetin e Prishtinës sot në ora 08:30.
Policia e Prishtinës e ka sjell në Gjilan personin e humbur. Ai i është dorëzuar vëllait të tij.
Viktima i është dorëzuar vëllait të tij rreth orës 12:00./Indeksonline/