75 Mall Live Search
19:27 / E Martë, 20 Tetor 2020 / indeksADMonline

Policia e Kosovës e konfirmon rastin e therjes me thikë të një qytetari në Prishtinë

Me datë 20. 10.2020, rreth orës 15:20, në rrugën “Nazim Gafurri”, në Prishtinë, është raportuar se një person është duke marrë trajtim mjekësor për lëndime trupore, që dyshohet se janë si pasojë e një sulmi me mjet të mpreht/ thikë nga një person i dyshuar, ka bërë të ditur për Indeksonline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Arlinda Rexhepi.

Ajo ka thënë se lidhur me rastin është intervistuar viktima, ndërsa njësitë kompetente policore janë duke e trajtuar rastin.