12:56 / E Premte, 11 Qershor 2021 / OSH

Policia e Kosovës e rreptë në komunikacion, përcjellë trafikun edhe me dron

Numri i lartë i rasteve të vdekjes në komunikacion, ka bërë që policia e Kosovës të shtojë dukshëm patrullimet dhe njëkohësisht të shqiptojë edhe më shumë gjoba kundrejt atyre që bien ndesh me ligjin.

Gjatë ditës së sotme, uniformat blu janë parë në pjesë të ndryshme të kryeqytetit duke përcjellur nga afër trafikun, pjesë e së cilës ka qenë edhe përcjellja me dron, shkruan IndeksOnline.

Ndryshe, vlen të përmendim faktin se përgjatë 24 orëve të fundit është shënuar rekord i shqiptimit të gjobave.

Të enjten që iku janë gjobitur hiç më pak se 2 mijë e 275 shoferë, për thyerjen e rregullave në trafik.

Sipas policisë, të enjten për mos respektim të shpejtësisë së kufizuar janë sanksionuar 507 shoferë./IndeksOnline/