75 Mall Live Search
14:14 / E Premte, 10 Dhjetor 2021 / k.v

Policia e Kosovës e shpallë në kërkim të riun për posedim droge

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

AARON (Halit) REXHAJ  i lindur me 05.04.1999  në Gjermani.

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:

“Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: