75 Mall Live Search
18:32 / E Hënë, 19 Tetor 2020 / indeksADMonline

Policia e Kosovës filloi fushatën për mënyrën e referimit të rasteve që kanë të bëjnë me Trafikimin e Qenieve Njerëzore

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria Kundër trafikimit me Qenie Njerëzore në bashkëpunim me Policinë Kufitare,  sot me rastin e shënimit të  ditës  së BE-së Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, ka filluar që të bëjë sensibilizimin e brendshëm  dhe të  jashtëm, për mënyrën e referimit të rasteve që kanë të  bëjnë me veprën e Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Me këtë rast Policia e Kosovës  ka shpërndarë materiale që  dedikohen në kuadër të muajit kundër trafikimit me Qenie Njerëzore:  Policia ka shpërndarë kartela me  indikator që bëjnë  dallimin në  mes të Kontrabandimit dhe Trafikimit  me Njerëz për zyrtar policor.

Në kuadër të këtij aktiviteti janë shpërndarë broshura informuese për qytetarë në aspekt të njohjes së formave të veprës penale të Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe referimit të rasteve.

Materialet sensibilizuese janë shpërndarë në të gjitha pikat  e kalimit kufitare të Republikës së Kosovës që lidhet me vendet fqinje.