Policia e Kosovës gjithmonë në shpëtim të jetëve, kësaj radhe dhuron gjak
Policia e Kosovës përveç që kujdeset më sigurinë tonë, duke mos kursyer asgjë, madje duke qenë përherë në rrezik, ata shpesh kanë treguar që janë edhe human.
Jo vetëm përmes uniformës dhe misionit të tyre të shenjtë, por edhe përmes mënyrave të tjera, kësaj radhe e që nuk është herë e parë, disa pjesëtarë të policisë kanë dhuruar gjak.
Dje pati aksion të dhurimit vullnetar të gjakut në stacionin policor Veriu – Prishtinë.
Policia e Kosovës gjithmonë në shpëtim të jetëve./Indeksonline/

