75 Mall Live Search
10:24 / E Hënë, 01 Dhjetor 2025 / KV

Policia e Kosovës hap konkurs për disa pozita të larta administrative

Policia e Kosovës ka shpallur sot konkursin e ri të punësimit për disa pozita me karakter financiar dhe administrativ, duke ofruar gjithsej shtatë vende të lira pune. Konkursi është publikuar, më 1 dhjetor 2025, me referencë zyrtare 10/1-01/SRS/0779/2025.

Pozitat e hapura janë:

Zyrtar i lartë i aseteve – 1 vend
Zyrtar i lartë i financave – 2 vende
Zyrtar i lartë i kontabilitetit – 1 vend
Zyrtar i lartë shpenzues në Drejtorinë e Buxhetit dhe Financave – 1 vend
Zyrtar i lartë i të hyrave – 2 vende

Policia e Kosovës fton të gjithë kandidatët e interesuar të aplikojnë sipas kritereve dhe udhëzimeve të specifikuara në njoftimin zyrtar të publikuar në faqen e institucionit:
www.kosovopolice.com/shpallje/mundesi-punesimi

Konkursi mbetet i hapur në përputhje me afatet ligjore për aplikim.