75 Mall Live Search
12:54 / E Diele, 11 Tetor 2020 / indeksADMonline

Policia e Kosovës i “sos” me dënime qytetarët që s’po i respektojnë masat kundër koronavirusit

Policia e Kosovës nuk po tregohet aspak tolerante ndaj personave që nuk po i respektojnë masat kundër koronavirusit.

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar hiq më pak se 592 tiketa për qytetarët që nuk po përfillin masat anti Covid – 19.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë ditës së djeshme kërkoj nga Policia dhe Inspektorët që të jenë më të ashpër. Ky reagim erdhi pas rritjes së lehtë të rasteve në dy ditët e fundit./Indeksonline/