22:26 / E Enjte, 01 Korrik 2021 / OSH

Policia e Kosovës: Identifikimi i kundërvajtësve në trafik më efikas përmes bashkëpunimit

IndeksOnline vazhdon të publikojë video të ndryshme të kundërvajtësve në trafik, ndërkohë që të menjëhershme po janë veprimet e organeve të rendit.

I radhës që ka marrë një gjobë nga policia është shoferi i një kamioni.

Policia e Kosovës ka bërë me dije se masat policore në identifikimin e kundërvajtësve në trafik po bëhen edhe më efikase përmes bashkëpunimit aktiv reciprok.