75 Mall Live Search
17:15 / E Premte, 22 Mars 2019 / indeksADMonline

Policia e Kosovës jep detaje mbi aksion për mbylljen e lojrave të fatit

Policia e Kosovës pak minuta më parë mbajti konferencë të jashtëzakonshme për të informuar rreth aksionit për mbylljen e lojërave të fatit.

Nga ky aksion janë mbyllur 35 lokale  të lojërave të fatit e janë konfiskuar 118 aparate,  raporton Indeksonline.

 Agron Nezaj, drejtor i departamentit për krimit te organizuar tha se në këtë operacion janë inkuadruar 1 mijë zyrtarë.

“Sot ka realizuar një operacion në shkallë vendi. Ky operalcion policor ka përfshirë inkuadrimin e mbi 1000 zyrtarëve të ndryshëm të Policisë, të ATK-së apo Doganës. Prishtinë 65, Mitrovicë të Jugut 22, Në Mitrovicë e Veriut 21,Pejë 25, Gjakovë 12, Ferizaj 34, Gjilan 37. Operacioni ëhstë në vazhdim e sipër. Deri më tani kemi nga ATK janë mbyllur 35 lokale të lojërave të fatit dhe dogana e Kosovës ka konfiskuar 118 aparate të lojërave të fatit”, tha Nezaj.