22:30 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Policia e Kosovës ka rritje të besueshmërisë me 5% më shumë se vitin e kaluar

Policia e Kosovës përmes një shkrimi ka njoftuar se Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka lansuar raportin “Barometri Kosovar i Sigurisë 2017”, i cili i përket edicionit të shtatë të realizuar në tetor të vitit 2017.

Sipas PK-së, edhe në këtë hulumtim besueshmërinë më të madhe nga institucionet vendore mbajnë FSK-ja dhe PK-ja, të cilat kanë pasur rritje edhe më të lartë të besueshmërisë krahasuar me periudhat e viteve të kaluara.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka rritje të besueshmërisë nga 56% sa kishte më parë në vitet e kaluara, në 61% (rritje për 5%) në vitin 2017.

Me këtë rast, Policia e Kosovës vazhdon të mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore karshi qytetarëve dhe vendit, duke pasur synim edhe më tej ngritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së qytetarëve ndaj PK-së./Indeksonline/