15:30 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Policia e Kosovës kap me 5 mijë euro të falsifikuara dy maqedonas

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Njësiti i Krimeve Ekonomike  kundër korrupsionit, rajoni i Ferizajt, kanë bërë arrestimin e dy personave të dyshuar, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘falsifikim i parasë’.

Me datën 6 dhjetor 2019 nga pikëpalimi kufitar në Glloboçicë  njësitet policore kanë marrë informatë për një rast dyshimi për ‘falsifikimin e parasë’, ku të dyshuarit tashmë të arrestuar janë ndaluar nga Policia Kufitare, të cilët gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarve kanë gjetur të fshehura kartëmonedha të falsifikuara.

Persona e arrestuar lidhur me këtë rast janë:

  • B. A.                lindur me 1993                        m/sh/maqedonas
  • V. H.                lindur me 1987                        m/sh/maqedonas

Kontrollimi i të dyshuarve është bërë me kërkesë të hetuesve policorë të Kaçanikut, të cilët kishin informatë se të dyshuarit kanë bërë pagesë në një pompë të derivateve me bankënota të falsifikuara, duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjatë kontrollit të hollësishëm nga Policia Kufitare PKK-Glloboçicë janë gjetur (2×500.00€, 11×100.00€, 60×50.00€) në total  73 kartëmonedha në vlerë prej 5.100.00 €

Të gjitha këto kartëmonedha të dyshuara si të falsifikuara  me autorizim të prokurorit të shtetit si provë materiale janë sekuestruar përkohësisht dhe do të dërgohen për ekzaminim në Agjencionin Kosovar për Forenzikë.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës të angazhuar sipas detyrës zyrtare. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.