16:16 / E Mërkurë, 04 Tetor 2023 / Gj. Sh

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim nga qytetarët për kapjen e këtij personi

Policia e Kosovës dhe njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit që shihet në fotografi.

Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në një rast, Vjedhje të ndodhur në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.