Policia e Kosovës kërkon këtë person, nëse e shihni lajmëroni!

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar më urdhëresë të Gjykatës Themelore – Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:
• KUSHTRIM (Ismet) HALITI, i lindur më 01.04.1983 në Pejё.
I gjykuari është i kërkuar për veprёn penale:
• “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, ta lajmërojë Policinë e Kosovës apo të paraqitet në stacionin më të afërt policor.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.