75 Mall Live Search
11:36 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2025 / k.v

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Sektori i Hetimeve i kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Vjedhje”. 

Në njoftimin e saj, Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e të dyshuarit dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të ofrojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e tij. 

Për çdo informatë, qytetarët mund të kontaktojnë policinë në numrin 192. 

Bashkëpunimi i qytetarëve është kyç në luftën kundër krimit!