14:56 / E Premte, 22 Nëntor 2019

Policia kërkon ndihmë për të gjetur Naser (Zenun) Osmanaj

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në autorizimin e organit kompetent për publikimin e fotos së personit të kërkuar më letërreshtim, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.


Personi i dyshuar është:
NASER (ZENUN) OSMANAJ i lindur me 22.03.1965 në fshatin Prekallë – Istog.
I dyshuari është i kërkuar për veprën penale:
1- (një) rast për veprën penale “Mashtrim”
I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore e Ferizajt.


Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të paraqitet në stacionin më të afërt policor.