Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tre personave të kërkuar
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Pejë, me autorizim të Prokurorisë Themelore të Pejës, ka publikuar të dhënat e tre personave të kërkuar, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e tyre.
Personat e kërkuar janë:
Ismet (Rexhep) Kelmendi, i lindur më 09.09.2005 në Pejë
Valtrim (Shefqet) Kelmendi, i lindur më 28.02.2005 në Pejë
Premton (Megjid) Berisha, i lindur më 11.09.2005 në Pejë
Të pandehurit kërkohen për veprat penale:
Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve
Lëndim i lehtë trupor- kanosje.
Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që posedojnë informacione për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e publikuara, të njoftojnë menjëherë autoritetet policore ose të paraqiten në stacionin më të afërt.
Numrat e kontaktit:
192 dhe 0800 19999 (pa pagesë)
039 432 327 – Drejtoria Rajonale Pejë
Email: info@kosovopolice.com




