Policia e Kosovës: Këta 5 persona janë në arrati, disa nga ta me rrezikshmëri të lartë

Policia e Kosovës në vazhdimësi kërkon bashkëpunimin me qytetarë, për arrestimin e personave me rrezikshmëri, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
IndeksOnline, ju sjellë 5 personat e fundit të Policisë së Kosovës, të cilët aktualisht ndodhen në arrati.
Maxhun (Niman) Bajramaj 1970, nga Deçani, është i akuzuar për veprën: TRAFIKIM ME NJERËZ.

Bajramaj, publikisht po kërkohet nga Policia e Kosovës që nga data 9 prill e këtij viti.
Nga Policia e Kosovës po kërkohet edhe Afërdita (Zef) Colaj, e lindur më 1982 në Klinë.

E njëjta akuzohet për: MASHTRIM.
Akuza për vjedhje të rëndë ka i riu nga Peja, Edison (Shaban) Ademi.

25 vjeçari akuzohet për vjedhje të rëndë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com.
I kërkuar poashtu nga Policia e Kosovës është edhe Shkëlqim (Xhevdet) Ahmetaj, i lindur më 11.06.1989 në Pejë.

Ahmetaj është i akuzuar për grabitje.
Për vjedhje të rëndë i dënuar është edhe Kushtrim (Luan) Bojaj.

26 vjeçari ndodhet edhe më tej në arrati.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë./IndeksOnline/