Policia e Kosovës konfirmon aksidentin në Podujevë, katër të lënduar

Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin që ka publikuar më herët IndeksOnline, për një aksident komunikacioni në qendër të Podujevës.
“Rreth orës 12:00, ne rrugën “Nuhi Gashi”, në Podujevë ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, janë lënduar katër persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
IndeksOnline mëson se në mesin e katër personave të lënduar, tre prej tyre janë fëmijë dhe janë jashtë rrezikut për jetë.