Policia konfirmon rastin e vdekjes së 20-vjeçarit, në Matiçan

Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin që ka raportuar pak më herët Indeksonline, për vdekjen në rrethana të dyshimta të një personi rreth 20 vjeç.
“Rreth orës 18:00 është raportuar për një person të shtrirë në tokë në rrugën “Skender Matallari” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, duke ftuar aty edhe ekipin mjekësor dhe njësitet e tjera te nevojshme policore”, ka bërë të ditur për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai ka thënë se viktima me gjithë përpjekjet, nga mjekët në vendngjarje është konstatuar se trupi i shtrirë ishte pa shenja jete.
Po ashtu në vendngjarje është ftuar edhe prokurori i shtetit.
“Aktualisht policia rastin është duke e trajtuar si vdekje te dyshimtë dhe ka filluar një hetim, lidhur me rrethanat qe karakterizojnë këtë ngjarje”, ka thënë Borovci.
Ai ka thënë se trupi i pajete është i një mashkulli rreth 20 vjeç dhe policia ka filluar ndërmarrjen e veprimeve te ekzaminimit dhe këqyrjes se vendit të ngjarjes, si edhe veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.