Policia e Kosovës konfirmon therjen me thikë të 21 vjeçarit, arreston tre persona

Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin që ka publikuar pak më herët IndeksOnline, se një person është therur me thikë në lagjen Emshir në Prishtinë.
“Rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën për një rrahje në progres në lagjen Emshir në Prishtinë. Me të marrë informatën njësitet e stacionit policor jugu kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe vetëm pak minuta pas raportimit të rastit në koordinim me njësitet e stacionit të Fushë Kosovës, kanë arritë që lidhur me këtë rast të arrestojnë tre persona të dyshuar”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se bazuar në informacionet e para dyshohet që viktima një mashkull 21 vjeç, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, theksoi Ahmeti.