20:20 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Policia e Kosovës konfiskon 31 kilogram substancë narkotike të llojit Marihuanë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur përmes një komunikate për media se ka konfiskuar 31 kilogram substancë narkotik të llojit Marihuanë.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona shtetas të Shqipërisë.

Në këtë komunikatë thuhet se Policia e Kosovës me datë 21 gusht 2019 ka pranuar informacione për një veturë e cila bënte lëvizje të dyshuara. Pas pranimit të këtyre informacioneve, njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Gjakovë, ka dalur në lokacion me ç’rast ka vëzhguar dy persona të dyshuar, i dyshuari i parë e kishte të parkuar veturën në një parking, në ndërkohë që me veturën e të dyshuarit të dytë  kanë vazhduar në drejtim të qytetit të Gjakovës.

Drejtoritë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Gjakovë dhe Pejë, kanë bërë kontrollimin e veturës së të dyshuarit të parë e cila ka qenë e parkuar, me ç’rast në bagazhin e veturës së njëjtë janë gjetur katër (4) qese të mbushura me substancë narkotike të llojit Mariuhanë, poashtu në cilësi të provave materiale janë konfiskuar edhe disa dëshmi, si një dokument, dy leje të qarkullimit dhe çelësat e veturave, tre  telefona, 75 euro dhe 1800 lekë të Shqipërisë.

Dy të dyshuarit e arrestuar janë shtetas shqiptarë: A. M (1979) M  dhe A. M    (1995) M.         

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që të inicohet rast për “Blerje, posedim, shitje ose shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, poashtu me urdhër të të njëjtit, të dyshuarëve u është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.