75 Mall Live Search
15:21 / E Enjte, 30 Korrik 2020 / indeksADMonline

Policia e Kosovës mbyll njëren nga Pishinat më të mëdha, shkak masat e reja të Qeverisë

Policia e Kosovës e ka mbyllur sot njëren nga pishinat më të mëdha në Kosovë. Bëhet fjalë për pishinën që ndodhet në Zllakuqan të Klinës.

Qindra pushues ndodheshin në të kur Policia doli në aksion duke dhënë vendimin për mbylljen e pishinës.

Indeksonline mëson se arsyetim për këtë ka dhënë vendimin e Qeverisë së Kosovës për mbylljen e të gjitha pishinave të hapura.

Në fakt, Qeveria dy ditë më parë kishte propozuar hapjen e të gjitha pishinave në Kosovë, vendim i cili ishte ndryshuar në mbledhjen e Qeverisë. /Indeksonline/