17:12 / E Hënë, 18 Tetor 2021 / AR

Policia e Kosovës me aktivitet vetëdijsues në ditën e BE-së Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore (DHTQNJ) në kuadër të shënimit të 18 tetorit, Ditën e BE-së Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, sot më 18.10.2021, ka zhvilluar një aktivitet në bashkëpunim me OJQ-në “Community Building Mitrovica (CBM)” ku pjesëmarrës kanë qenë përfaqësues të komuniteteve të ndryshme në Kosovë. 

Tryeza është mbajtur në qytetin e Mitrovicës dhe për qëllim ka pasur bashkëpunimin në parandalimin e trafikimit me njerëz, ku nderë të tjera janë shpërndarë edhe materiale sensibilizuese.