07:49 / E Mërkurë, 26 Korrik 2023 / MSH

Policia e Kosovës me ceremoni përkujtimore për policët e rënë në krye të detyrës

Policia sot do të organizojë ceremoni përkujtimore në shenjë nderimi dhe përkujtimi për heronjtë e Kosovës.

Me rastin e Ditës Memoriale të policëve të rënë në kryerje të detyrës, në kampin Belvedere në Mitrovicë Jugu, do të zbulohet pllaka me emërtimin e ri të këtij kampi.

“Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë personalitetet më të larta shtetërore, përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare, familjarë të policëve të rënë kryerje të detyrës si dhe menaxhmenti i Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Po ashtu do të bëhen homazhe të personaliteteve pranë lapidarit, te Drejtoria e Përgjithshme e në Prishtinë dhe do të mbahet ceremonia përkujtimore dhe zbulimi i pllakës tek kampi Belvedere në Mitrovicë të Jugut.