Policia e Kosovës me detaje të reja për vrasjen e dyfishtë

Policia e Kosovës ka dalë me informacion shtesë për vrasjen e dushkishtë që tronditi Prishtinën sot në mëngjes
“Nga këqyrja e vendit të ngjarjes – kryerjes së ekzaminimeve forenzike të deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe vetëvrasjes”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci ka vënë në dukje se viktimat një femër 44 vjeç dhe një mashkull 44 vjeç, shtetas Kosovar, kanë humbur jetën nga plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit.
“Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar edhe një armë zjarri ( revole ) e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast. Aktualisht po vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes”, theksoi Borovci.
Burime nga vendngjarja kanë bërë të ditur se Lulëzim Sopi për motive xhelozie fillimisht ka qëlluar ish-bashkëshorten e tij, Sebahate Sopen, dhe më pastaj ka kryer vetëvrasje.