75 Mall Live Search
12:19 / E Enjte, 19 Mars 2020 / indeksADMonline

Policia e Kosovës, me masa të rrepta në Qendrën e Studentëve

Ashtu siç edhe kishte raportuar ditë më parë IndeksOnline, Qendra e Studentëve , tashmë është vendosur të bëhet vend karantinim, për të gjithë të dyshuarit potencial apo edhe për të prekurit nga virusit Covid-19 në Kosovë.

Në hyrje të  kësaj qendre, IndeksOnline, raporton për masa të shtuara dhe për kontrolle të rrepta të Policisë së Kosovës, të cilët kontrollojnë çdo hyrje e dalje në këtë vend.

Ndryshe, në këtë zonë janë karantinuar ekipi i boksit i cili  ndodhej në Londër, ku po merrte pjesë në turneun kualifikues evropian për Lojërat Olimpike Tokio 2020, por që organizatori vendosi të hënën të pezullojë garat shkaku i përhapjes së koronavirusit Covid-19. /IndeksOnline/