01:37 / E Premte, 09 Dhjetor 2022 / Andronika

Policia e Kosovës me mjete të rënda në Veri, e gatshme për çdo situatë (Video)

Policia e Kosovës, po qëndron ne Veri të vendit pas situatës së tensionuar sot e disa ditë që po mbizotron atje.

Burimet e IndeksOnline mësojnë se përkundër situatës së tensionuar, trupat policior janë shpërndarë gjithandej veriut, në gjendje gatishmërie për të ruajtur stabilitetin në vend.

Ata shihen të armatosur e të paisur me mjete të rënda.

Policia e Kosovës, më herët njoftoj për një sulm rreth orës 23:00, ku mbeti i lënduar një pjestar i Policisë së Kosovës. /IndeksOnline/