12:49 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Policia e Kosovës: Mjegulla mund të krijojë iluzion optik, kujdes me shpejtësinë gjatë ngasjes

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje shoferëve që të kenë kujdes gjatë ngasjes së makinave në zonat ku mjegulla është me e denudur.

“Kujdes! Mjegulla mund të jetë një rrezik për shoferët”, është edhe kërkesa që e ka postuar Policia e Kosovës në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Zonat ku më së shumti shfaqen mjegullat janë vendet ku pozita gjeogrefike është me e ulët , sidomos pranë lumenjve.

Këshillat se si duhet të veprohet gjatë ngasjes në mjegull janë që të përdoren dritat e mjegullës. Nëse automjeti juaj i ka këto dria kjo ndihmon të ndriçohet rruga para jush dhe këto drita e bëjnë automjetin tuaj më të dukshëm për shoferët e tjerë. Disa automjete kanë edhe dritat e pasme të mejgullës, të cilat ndihmojnë shoferët që lëvizin mbrapa t’ju shohin nga një distancë e madhe.

Mjegulla mund të kriojojë iluzion optik, t’i bëjë shoferët të mendojnë se po shkojnë më ngadalë sec janë, policia bën apel që të mbani vëmendjen dhe të mos shpejtoni.

Këshilla të tjera janë të ndizen dritat gjatë ngasjes, por të mos ndizen dritat me rreze të gjatë! Ngasja e automjetit me drita të gjata mund të reflektojë jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në automjetin tuaj, e cila gjithashtu e bën të pamundur që shoferët e tjerë t’ju shohin./Indeksonline/