Policia e Kosovës ndalon një zyrtarë serb në Jarinje

I ashtuquajturi Zëvendës drejtor i Zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Damjan Joviç u ndalua sot në pikën kufitare në Jarinje nga Policia e Kosovës.
Sidoqoftë, Joviqit iu lejua hyrja në Kosovë pas më shumë se një ore që u ndalua, transmeton Indeksonline.
Pasi hyri në Kosovë, Joviq tha se ishte mësuar me këso ndalesa.
“Ne kishim një ndalesë në Jarinje për një orë e gjysmë por nuk është diçka për të cilën nuk jemi mësuar, asgjë nuk është e vështirë për ne.”, tha ai për Kosovo Online.
Zyrtari serb kishte ardhur në Kosovë për të vënë gurë themelin për ndërtimin e Shtëpisë Studentore brenda Shkollës Bujqësore të Prishtinës, me seli në Leszko./Indeksonline/