18:34 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Policia e Kosovës ndan dhimbjen me familjen e heroit Sami Thaqi

Familjarë, miq e kolegë të shumtë u bën bashkë sot për t’i dhënë lamtumirën e fundit policit hero të Kosovës, Sami Thaqi.

Thaqi ndërroi jetë mbrëmë në krye të detyrës gjatë një operacioni policor në Zhur të Prizrenit, transmeton Indeksonline.

“Policia e Kosovës ndan dhimbjen me familjen e heroit Sami Thaqi”, u tha nga PK-ja.

Postimi i plotë:

Sot, më 29.01.2020, në fshatin Shkarashnik të Malishevës, me nderime shtetërore iu dha lamtumira e fundit, tashmë Heroit më të ri të Kosovës, policit Sami THAQI. Samiu, ra heroikisht në krye të detyrës mbrëmë gjatë një operacioni policor në Zhur të Prizrenit.

Policia e Kosovës ndan dhembjen me familjen e heroit Sami THAQI!