75 Mall Live Search
10:19 / E Mërkurë, 15 Janar 2020 / indeksADMonline

Policia e Kosovës nderon të rënët, në Masakrën e Reçakut

Policia e Republikës së Kosovës ka bërë sot homazhe në  Kompleksin Përkujtimor në Reçak, shkruan IndeksOnline.

Në fotografi shihet se një numër i madh i pjesëtarëve të policisë i kanë nderuar të rënët për liri, më 15 janar 1999.

Sot bëhen 21 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak.

Më 15 janar 1999, në këtë ditë të kobshme, në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur./IndeksOnline/