75 Mall Live Search
20:40 / E Premte, 11 Qershor 2021 / OSH

Policia e Kosovës në aksion: Gjobitë autobusët që zbritën udhëtarët në mes të rrugës në hyrje të Prishtinës

Indeksonline gjatë ditës së sotme raporti se si kompani të ndryshme të autobusëve ndalojnë dhe zbresin udhëtarët në mes të rrugës, duke shkaktuar kështu kolona e tollovi në komunikacion. Për këtë punë, Indeksonline postoi edhe fotografi që faktonin lajmin në fjalë.

E i menjëhershëm ka qenë reagimi iz yratrëve të Policisë së Kosovës. Këta të fundit janë vënë në aksion duke vënë gjoba ndaj komanive që bënin veprime të tilla.

“Policia e Kosovës, falë bashkëpunimit me media, po vazhdon të pranojë dëshmi (foto dhe video) kur pjesëmarrës në trafik po rrezikojnë sigurinë në trafik. Si rezultat i këtij bashkëpunimi policia ka shqiptuar edhe tri gjoba për persona juridik të kompanive për transport të udhëtarëve. Shoferët e autobusëve me veprimin e tyre të ndalimit në rrugë nacionale, po rrezikojnë jetën e udhëtarëve dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik”, thuhet në njoftimin e Policisë.

E kjo nuk është hera e parë që IndeksOnline raporton se si në hyrje të Prishtinës, kompani të ndryshme lokale të autobusëve ndalojnë dhe zbresin udhëtarët në mes të rrugës, duke shkaktuar kështu kolona e tollovi në komunikacion.