Policia e Kosovës në krye të detyrës si çdo herë, me uniforma mbrojtëse kundër koronavirusit

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës në pikën kufitare Merdare, janë pajisur me uniforma mbrojtëse për shkak të situatës së krijuar.
Të njëjtit janë në krye të detyrës, për të përcjellur nga afër lëvizjet që bëhen në këtë pikë kufitare, shkruan Indeksonline.
Kujtojmë faktin se deri më tani në Kosovë janë infektuar 5 persona me koronavirus, derisa në karantinë po mbahen Vitia, Klina dhe Malisheva. /Indeksonline/