Policia e Kosovës në kufi kap mbi 1 mijë e 600 litra vaj pa dokumentacion

Policia Kufitare e Kosovës në veri gjatë patrullimit ka ndaluar automjetin që transportonte 1620 litra vaj ushqimor, pa dokumentacion mbi prejardhjen e mallit.
Automjeti drejtohej nga i dyshuari mashkull shtetas serb.
