10:14 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Policia e Kosovës, niset me njësi të tjera për në Shqipëri

Policia e Kosovës e ka rritur numrin e njësive të specializuara për t’u dalë në ndihmë autoriteteve shqiptare.

100 operatorë të tjerë sot kanë marrë rrugën për në Shqipëri ku do të jenë në shërbim të forcave shqiptare.

“Edhe ditën e dytë pas tërmetit të raportuar në Republikën e Shqipërisë, Policia e Kosovës dërgon njësitet policore në përbërje prej njëqind (100) operatorëve të tjerë të njësiteve të specializuara, të cilët do të jenë në shërbim të autoriteteve atje, në kërkim-shpëtim të banorëve që dyshohet se kanë mbetur nën rrënoja të objekteve të rrënuara.
Policia e Kosovës është në gjendje gatishmërie që sipas nevojës të angazhohet me kapacitetet e saj në dispozicion” thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/