Policia e Kosovës: Nuk është sulmuar Policia në Zubin Potok, as nuk ka pasur shkëmbim zjarri

Gjatë mbrëmjes është raportuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri në Zubin Potok.
Mediat serbe kanë raportuar se Policia e Kosovës ka tentuar të heq barrikadat dhe gjatë kësaj kohe ka pasur të shtëna, shkruan Indeksonline.
Një gjë të tillë e ka mohuar Policia e Kosovës përmes një komunikate zyrtare.
“Referuar pyetjeve të shumta adresuar Policisë së Kosovës se, a është sulmuar Policia në Zubin Potok, apo a ka pas shkëmbim të zjarrit mes Policisë dhe grupeve kriminale?, ju informojmë se; Nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës, e as nuk ka pasur ndonjë shkëmbim zjarri mes Policisë së Kosovës, apo ndonjë grupi, PK-ja nuk ka pasur shkëmbim zjarri ndaj askujt”, thuhet në komunikatën e Policisë.