75 Mall Live Search
09:16 / E Shtunë, 02 Tetor 2021 / OSH

Policia e Kosovës nuk tërhiqet pa u tërhequr barrikadat, situata është e qetë

KFOR-i së bashku me Njësinë Speciale të Policisë janë duke vëzhguar situatën në dy pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak.

Policia e Kosovës nuk do të tërheqet derisa të tërhiqen barrikadat e vendosura nga serbët lokal, raporton Indeksonline.

Deri më tani situata është e qetë në të dy pikat kufitare.

Nga 20 shtatori, në këto pika ishin vendosur Njësia e Special e Kosovës, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për masën e reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia. Për shkak të kësaj, protesutes serb lokal kishin bllokuar lirinë e lëvizjes për automjete në këto dy pika.

Pas takimit të fundit mes Kosovës dhe Serbisë këtë javë në Bruksel, është arritur një marrëveshje se që nga 2 tetorit të zhbllokohet këtu dy pika, të largohen barrikadat dhe po ashtu forcat e Njësisë Speciale të largohen dhe në vend të tyre të vijë KFOR-i./Indeksonline/