22:49 / E Shtunë, 27 Nëntor 2021 / OSH

Policia e Kosovës pas paralajmërimeve për sulme terroriste: Po ndërmarrim te gjitha veprimet

Pas raportimeve se disa institucione të huaja në Kosovë u kanë dërguar emaile zyrtarëve të vet që të shmangin disa zona në vend si shkak i rrezikut të sulmeve potenciale terroriste, Policia e Kosovës ka reaguar duke thënë se janë duke trajtuar çdo informacion në lidhje më këtë

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe konform autorizimeve ligjore që ka trajton çdo informacion apo çështje e cila ndërlidhet me fushëveprimin policorë. Varësisht nga natyra e informacionit dhe rezultimit të të gjeturave, ndërmerr veprimet e saja operacionale në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend”, thanë nga Policia e Kosovës.