75 Mall Live Search
19:51 / E Mërkurë, 25 Shtator 2019 / indeksADMonline

Policia e Kosovës përkrahë projektin për ngritjen e sigurisë në trafik

Policia e Kosovës janë gjithnjë në shërbim të qytetarëve të vendit tonë, duke u ofruar atyre siguri në çdo vend dhe kohë.

Së fundmi ata kanë përkrahur edhe projektin  ‘#ProjectEDWARD’ – DITA EVROPIANE PA VIKTIMA NË RRUGË.

Ndërsa nesër më 26 shtator, me fillim nga ora 11:30 di të mbajë edhe një konferencë  të përbashkët me temën “Ngritja e sigurisë në trafik dhe shënimi i Ditës Evropiane pa Viktima në Rrugë”, ku do të marrin pjesë përfaqësues nga Policia e Kosovës, ICITAP-i amerikan, ministritë kompetente, komuna e Prishtinës, si dhe përfaqësues dhe ekspertë që kontribuojnë në ngritjen dhe vetëdijësimin për sigurinë në trafik.

Konferenca do të mbahet në Shkollën e Mesme të Lartë “28 Nëntori” në Prishtinë.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, nga ora 10:30, do të shënohen edhe disa aktivitete tjera si: ligjërata për nxënës lidhur me sigurinë në trafik dhe një tryezë e rrumbullakët me të njëjtën temë./Indeksonline/