75 Mall Live Search
12:45 / E Premte, 26 Qershor 2020 / indeksADMonline

Policia e Kosovës e kërkon këtë person, nëse e shihni lajmëroni

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në Ligjin për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar më urdhëresë të Gjykatës Themelore Prizeren- dega Suharekё, Gjykatës Themelore Gjakovё dhe Gjykatës Themelore Gjakovё-dega Malishevё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.


Personi i kërkuar është:
 MILAIM (Ismet) JEFKAJ i lindur me 05.10.1976 në Deçan.
I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:
 Disa raste për veprat penale “VJEDHJË E RENDË” dhe “VJEDHJE”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të paraqitet në stacionin më të afërt policor.