Policia e Kosovës prezanton pajisjet e reja inteligjente dhe automjetet

Policia e Kosovës përmes një konference për media po prezanton pajisjet e reja inteligjente.
Aty po merr pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor, Jeton Rexhepi.

Në konferencë po paraqitet projekti më i ri, me pajisjet më të reja “Patrulla Inteligjente” që do t’i ketë nën funksion dhe posedim Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës, me anë të implementimit të këtij projekti do të ngrit kapacitetet operative, profesionale dhe teknologjike, ku përmes tyre synohet të ngritët siguria në shumë aspekte por me theks të veçantë siguria rrugore. Po ashtu do të bëhet edhe prezantimi i automjeteve dhe pajisjeve inteligjente./Indeksonline/
