75 Mall Live Search
21:45 / E Shtunë, 09 Janar 2021 / OSH

Policia e Kosovës sekuestron dy armë zjarri në Prishtinë, gjatë kontrollave rutinore

Sot në orët e mbrëmjes, policia e Kosovës ka arritur të sekuestrojë dy armë zjarri në Prishtinë, në dy lokacione të ndryshme.

Personat e dyshuar janë shoqëruar për në stacionin policor, bëjnë me dije burime të IndeksOnline.

Lidhur me rastin në fjalë, detaje ka dhënë Flora Ahmeti nga policia e Kosovës.

Sipas saj, Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, të mbështetur nga Njësiti special Operativ, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.

“Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot në orët e mbrëmjes në dy lokacione të ndryshme (rrugën”B” dhe rrugën “Enver Zymberi”), në Prishtinë, gjatë kontrollit rutinë në dy nga veturat e ndaluara nga ana e zyrtarëve policor janë gjetë dhe sekuestruar dy revole. Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre në konsultim me prokurorin e shtetit janë iniciuar rastet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, ka theksuar Ahmeti./IndeksOnline/